22 Dhjetor 2024

Telekomi ka nevojë për riorganizim, uljen e shpenzimeve dhe rishikimin e kontratave

Prishtinë, 30 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, zv. Ministrin e saj Edison Jakurti si dhe ish drejtorin e Trepçës dhe ish kryesuesin e bordit të KOSTT, Nazmi Mikullovci vizituan sot Ndërmarrjen Publike “Telekomi i Kosovës”. 

Në këtë vizitë ata u pritën nga u.d. e Kryeshefes Ekzekutive, znj. Burbuqe Hana bashkë me menaxhmentin e lartë të Telekomit dhe nga Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Genc Rraci dhe anëtarët e tjerë të bordit.

U.d. e Kryeshefes Ekzekutive, e para grua në këtë pozitë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, znj. Burbuqe Hana, e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti mbi gjendjen e tanishme në Telekom, planet e saj dhe parimet mbi të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë e saj.

Hana ka thënë se gjendja në Telekom ka qenë duke u përkeqësuar nga viti në vit për shkak të keq menaxhimit të deritanishëm.

"Duke qenë në krizë financiare, ndërmarrja është ballafaquar me probleme për të mbuluar pagat e punëtorëve kurse investimet e vazhdueshme në teknologji, të cilat janë qenësore në performancën e Telekomit, kanë munguar gjatë", ka theksuar ajo.

 Për këto arsye, dhe jo vetëm, Telekomi ka nevojë për masa të shpejta dhe të menjëhershme. Ato do të përfshijnë riorganizimin strukturor, uljen e shpenzimeve, rishikimin e kontratave dhe investimet në teknologji.

Kryeministri në detyrë Kurti e përgëzoi menaxhmentin e ri për fillimin e punës dhe i uroi punë të mbarë.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të profesionistëve të dëshmuar të fushës në këtë ndërmarrje, si e vetmja mënyrë për të rimëkëmbur këtë ndërmarrje me rëndësi të veçantë strategjike për Qeverinë e Kosovës

Rëndom, ajo është keqpërdorur me qëllim falimentimin e saj  dhe është keq menaxhuar me qëllim përfitimin personal prej saj.

"Qeveria e Kosovës, duke qenë aksionar i plotë i Telekomit, do t’i dalë partner asaj. Rimëkëmbja e Telekomit duhet të jetë synim i përbashkët i të gjithëve, sepse kush ia dëshiron të mirën Telekomit ia dëshiron të mirën Republikës së Kosovës dhe anasjelltas", ka theksuar Kurti.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)