22 Dhjetor 2024

Telekomi i Serbisë: Të tërhiqen ofertat për PTK-në

Beograd, 29 shtator - Telekomi i Serbisë i kërkon operatorëve të interesuar për blerjen e PTK-së që të tërheqin ofertat e paraqitura, me arsyetimin se sipas Telekom Serbia, bëhet fjalë për tender jo legjitim.

Agjencia “FoNet” raporton se Telekomi i Serbisë i ka dërguar nga një letër operatorëve të interesuar për PTK-në, ku thuhet se “ nëse kryhet çfarëdo lloj transaksioni të pasurisë së rrëmbyer të Telekomit të Serbisë në Kosovë, kompania do të marrë të gjitha masat juridike te gjykatat e selive të ofertuesve si dhe te drejtësia evropiane”.

\"Do të marrim masa juridike ndaj të gjitha autoriteteve përgjegjëse, të cilat nuk e ndalojnë një posedim të këtillë ilegal të pasurisë së uzurpuar të korporatës së Telekomit të Serbisë si dhe ndaj blerësve eventual”, thuhet në letër.

Telekomi i Serbisë në vazhdim thekson se Republika e Serbisë është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit dhe jo Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)