23 Dhjetor 2024

Telekomi i Kosovës në kolaps total

Prishtinë, 15 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) në një konferencë për media të mbajtur sot ka vlerësuar se Telekomi i Kosovës është në kolaps total.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se po të ishte kompani private, bazuar në performancën financiare ku çdo vit gjeneron humbje pas humbje, Telekomi do të falimentonte qëmoti.

Përveç këtyre humbjeve vjetore dhe rritjes enorme të mbipunësimit të militantëve partiak të koalicionit PAN, tanimë siç duket Telekomi sipas Mustafes do të detyrohet të i paguajë kompanisë Z-Mobile 30 milion euro, duke i shtuar edhe kamatën edhe shpenzimet e përfaqësimit.

Mustafa konsideron se në vend që Qeveria të ndëshkojë përgjegjësit për shkatërrimin e vazhdueshëm të Telekomit, ajo tani ka paralajmëruar që po merr një kredi prej 25 milion euro për t’i paguar dështimet korporative të Telekomit dhe dështimet mbikëqyrëse të Qeverisë.

"Dështimet korporative të shumë ndërmarrjeve publike dhe dështimet mbikëqyrëse të Qeverisë mbi këto ndërmarrje publike janë skandaloze, duke i shkaktuar qytetarëve të Kosovës dhjetëra e qindra miliona euro humbje!"

"Telekomi dhe ndërmarrjet publike janë pronë e qytetarëve të Kosovës dhe Qeveria ka obligim kushtetues e ligjor ta mbrojë këtë pasuri të qytetarëve të Kosovës e të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve publike, e jo ta fus qytetarin e Kosovës në borxhe për të mbuluar dështimet e Qeverisë", theksoi Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)