25 Dhjetor 2024

Telekomi i Kosovës drejtë falimentimit, bien te hyrat dhe rriten shpenzimet

Prishtinë, 23 prill - Sot nëmbledhjen e Qeverisë se Kosovës, përfaqësuesit e Bordit të Telekomit të Kosovës kanë prezantuar një informatë për gjendjen në ndërmarrje në të cilën kanë identifikuar faktorët që kanë çuar në një gjendje të keqe të ndërmarrjes.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se nëë raport janë përmbledhur pasqyrat financiare dhe performanca e Telekomit të Kosovës dhe ka identifikuar trendin e rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve që është duke shkuar në drejtim të falimentimit të Ndërmarrjes.

Informata evidenton edhe masat që menaxhmenti është duke marrë për të përmirësuar gjendjen e kësaj ndërmarrje që përmbledhin në mundësitë e kreditimit, investimet e huaja dhe plasimi i produkteve të reja në treg.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i kësaj ndërmarrje që të dërgojnë edhe raport zyrtar, në mënyrë që të ndërmerren sa më parë hapat në parandalimin e kësaj situate.

Punësimet e pa kontrolluara dhe jo ligjore si dhe shpenzimet kanë berë qe Tekekomi i Kosovës nga një ndërmarrje publike profitabile të shkoj drejt falimentimit.

Edhe partitë opozitare si Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që përgjegësit e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës të dalin para organeve të drejtësisë,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)