23 Dhjetor 2024

Telekomi dhe Qeveria e lënë Postën pa paga dhe ia rrezikojnë funksionimin

Prishtinë, 28 shkurt - Ndërmarrja publike Posta e Kosovës ndodhet në situatë shumë të vështirë financiare për shkak të borxheve të papaguara nga ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës Sh.A dhe Qeveria e Kosovës.

Me gjithë përpjekjet e menaxhmentit, Bordit të Drejtorëve dhe sindikatave të punëtorëve të Postës për të gjetur zgjidhje me Telekomin dhe Qeverinë që të paguhen borxhet, nuk është arritur asnjë rezultat konkret dhe si pasojë Posta nuk ka asnjë mundësi të paguaj pagat e mbi një mijë punëtorëve.

Për më tepër, nëse nuk tejkalohet kjo gjendje, Posta së shpejti do të përballet edhe me paralizim total të funksionimit, përkatësisht pamundësisë së ofrimit të çfarëdo shërbimi.

Telekomi (Vala) i ka borxh Postës së Kosovës rreth gjysmë milioni euro për qiranë e objekteve dhe shërbimet që Posta i kryen për Telekomin.

Për këtë gjendje, menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve i kanë njoftuar zyrtarisht kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, ministrin e Financave, Bedri Hamza si dhe menaxhmentin dhe Bordin e Telekomit.

Nga këto institucione kemi kërkuar angazhim urgjent për shlyerjen e borxheve ndaj Postës së Kosovës.

Përndryshe, ka disa vite që menaxhmenti, Bordi dhe sindikatat e punëtorëve të Postës i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës si dhe komisioneve relevante parlamentare që të paguhet borxhi i Qeverisë ndaj Postës, prej mbi 5 milionë euro, për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar, që është obligim ligjor i ekzekutivit.

Gjithashtu, kemi kërkuar vazhdimisht që të merren parasysh propozimet dhe planet e Postës që do të na mundësonin arritje të stabilitetit të qëndrueshëm financiar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)