Telekom dhe T-mobile me të ardhura prej 284 milionë euro
Shkup, 26 shkurt - Telekomi i Maqedonisë dhe T-mobile Maqedoni vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura prej 284 milionë euro.
Operatori celularë T-mobile ka realizuar të ardhura prej 155.23 milionë euro, që është ulje prej 6.8 për qind, në krahasim me vitin 2009.
Operatori i fiksit ka pasu të ardhura prej 128.84 milionë euro, që është po ashtu zvogëlim prej 4.4 për qind.
Fitimi i pastër është 147.3 milionë euro, për të dyja kompanitë së bashku, që në krahasim me vitin 2009 është zvogëlim për 6.1 për qind.
Rezultatet e punës së të dyja kompanive vitin e kaluar, të cilat i publikoi Maxhar Telekom tregojnë se tek Telekomi i Maqedonisë numri i linjave fikse dhe qarkullimi i realizuar prej tyre edhe më tej është në rënie, ndërsa të ardhurat pozitive janë nga shfrytëzimi i madh i internetit, me ç\'rast kompania në fund të vitit 2009 ka pasur 151.218 ADSL-shfrytëzues.