Telefoni i parë mobil, para 38 vjitesh
Manhatan, 9 prill - Celulari është shndërruar sot në një prej të domosdoshëm të jetës së përditshme, por revista italiane Focus, risolli në kujtesë kohën kur ky mjet sapo ishte krijuar.
Në fakt, telefonata e parë me një celular u krye 38 vjet më parë, në 3 prill 1973, prej një inxhinjeri të Motorola-s, të quajtur Martin Cooper.
Celulari i përdorur quhej Dyna-Tac dhe kishte një përmasë të një radio-marrësi. Ndryshimi i vetëm nga kjo e fundit ishte që ai nuk kishte rreze të kufizuar.
Megjithatë, ky celular që për standartet e sotme do të ishte qesharak, peshonte një kilogramë e gjysmë dhe kushtonte 4 000 dollarë, që me kursin e sotëm do të vlenin 20 mijë dollarë.
Nga një rrugë në Manhatan, Cooper telefonoi Joel Engel, drejtorin e atëhershëm të kompanisë Bell, ndërsa kalimtarët në rrugë mbetën të shtangur nga kjo shpikje e pakonceptueshme për kohën.
Megjithatë, ideja e Cooper për një telefon të mbajtshëm me vete është shndërruar në një prej më të suksesshmeve në historinë e njerëzimit.
Vetëm në vitin 2009 u shitën një total prej 1,2 miliadë telefonash celularë dhe ata janë shndërruar shumë popullorë edhe në vendet e varfëra, aq sa besohet se 2/3 njerëz në botë janë të pajisur me një mjet të tillë.