Të shtunën përurohen 38 km e para të autostradës
Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaç ka bërë të ditur se tridhjetë e tetë kilometrat e para të autostradës Vermicë-Merdare do të përurohen të shtunën.
Kryeministri Thaçi i ka ftuar deputetët gjatë seancës së Kuvendit të Kosovë, që këtë të shtunë të marrin pjesë në inaugurimin e kilometrave të para të autostradës.
Thaçi tha se ky inaugurim është festë për të gjithë. Ai bëri të ditur se autostrada do të vazhdojë dhe se për këtë qeveria ka ndarë 260 milionë euro.