Të hiqen tarifat e romingut mes Shqipërisë dhe Kosovës
Prishtinë, 16 qershor – Agron Demi, analist në Institutin GAP, ka bërë thirrje që të hiqen tarifat për thirrjet roaming në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
"Nga dje, vendet e Evropës e kan hequr romingun. Thirrjet brenda BE konsiderohen lokale. Kosova e Shqipëria e kanë gojëen plot bashkim. Po ja që 'nuk jemi një'. Posa ta kalosh kufirin dhe hyn në Shqipëri, thirrjet telefonike shtrejtohen deri shtatëfish", ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, disa vite më parë, GAP ka propozuar heqjen e tarifave të romingut në mes Shqipërisë dhe Kosovës. "Ende nuk është vonë të ndërmerret një vendim i tillë", ka shkruar Demi.