25 Dhjetor 2024

Të hetohet financimi i rrugës Dragobil Shkozë

Prishtinë, 24 janar - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë ka dorëzuar dje në Agjencinë Kundër Korrupsionit një kërkesë, duke kërkuar nga ky institucion që të hetohet rasti i një afere korruptive apo keqpërdorimi, duke u bazuar në nenin 5 pika 1.1 dhe nenin 18 pika 1.2 të ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, në muajin maj të vitit 2013 nga qytetarët e fshatit Shkozë të Komunës së Malishevës, ka marrë një informacion lidhur me humbjen e parave të grumbulluara për rregullimin e rrugës Dragobil-Shkozë. Rruga është e  gjatë afër 4 kilometra, rrugë që është përfunduar në vitin 2009.

Gjatë kohës kur Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit e udhëhiqte Fatmir Limaj, ndërsa Komuna e Malishevës udhëhiqej nga Isni Kilaj, të dy zyrtarë të zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas pranimit të kësaj informate ne kemi vizituar fshatin dhe kemi kontaktuar katër anëtarët e komisionit për mbledhjen e parave të qytetarëve për këtë rrugë.

Në bisedë me ta, ata janë deklaruar se edhe pse kanë qenë anëtarë të komisionit për mbledhjen e mjeteve për shtrimin e rrugës me bashkëfinancim të qytetarëve dhe Komunës së Malishevës, gjë për të cilën kishin  arritur të mbledhin rreth 40 mijë euro, ata nuk dinë se ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve të këtij fshati.

Ata, shumën prej 40 mijë euro e kanë dorëzuar në xhirollogarinë bankare për këtë projekt. Fillimisht ishte menduar që projekti të realizohej me bashkëfinancim dhe ishin mbledhur fonde nga qytetarët, por pastaj ishte hequr dorë nga bashkëfinancimi dhe projekti ishte realizuar me buxhet të MTPT-së.

Pas kësaj informate dhe kërkese të qytetarëve  që të dihen se ku mbeten paratë e tyre, ne si Vetëvendosje! me datë 25.06.2013 kemi bërë një kërkesë për Ministrin Fehmi Mujota lidhur me projektin në fjalë, por në përgjigjen e këtij të fundit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, thotë se kjo rrugë është financuar në tërësi nga buxheti i ish MTPT-së, dhe se nuk ka pasur financues tjerë.

Qytetarët e fshatit Shkozë, por edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje! jemi të interesuar të dimë se ku kanë përfunduar këto mjete të qytetarëve, dhe a janë respektuar të gjitha procedurat ligjore lidhur me këto para të qytetarëve pasi që as sot e atëherë qytetarët nuk e dinë se ku kanë përfunduar ato mjete. Ne kërkojmë të hetohet ky projekt dhe të dihet e vërteta e parave të mbledhura nga qytetaret.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)