23 Dhjetor 2024

Të gjitha rrugët e kalueshme

Prishtinë, 11 dhjetor - Edhe pavarësisht borës që ka rënë në Kosovë të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në tërë territorin e Kosovës janë të kalueshme dhe nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar.

Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Lahudin Myrtaj, ka bërë me dije për gazetën se edhe pse reshjet e borës kanë qenë të furishme prapëseprapë në të gjitha rrugët e Kosovës nuk ka pasur probleme të mëdha. “Reshjet e ditëve të fundit kanë qenë shumë të dendura. Të gjitha rrugët janë pastruar.

Ka pasur pak vështirësi, por në asnjë çast nuk janë bllokuar rrugët, përveçse kemi pasur pak probleme në pesha të rënda në drejtim të Rozhajës për në Mal të Zi”, ka thënë ai. Sipas tij, të gjitha rrugët e tjera në të gjithë Kosovën kanë qenë nën menaxhim dhe nën përkujdesje të kontraktorëve që i ka Ministria e Infrastrukturës.

“Edhe sa i përket autostradës, apo rrugës së kombit, çdo gjë ka qenë e menaxhuar mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem apo bllokim të rrugës. Të gjitha mjetet kanë lëvizur pa problem”, ka pohuar ai. 


Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës (MI) ka kontratë me kompanitë që e kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë Republikën e Kosovës. “Kompanitë kanë sasinë e duhur të kripës që u ka mbetur nga viti i kaluar”, ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Lahudin Myrtaj, po ashtu ka bërë me dije se në rast nevoje për hapjen e rrugëve Ministria e Infrastrukturës do të kërkojë ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). “Ne edhe në vitet e kaluara kemi pasur përkrahje nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Edhe këtë vit presim të kemi përkrahje në rast nevoje”, ka deklaruar ai. Ministria e Infrastrukturës (MI) i ka nën menaxhim mbi 20 mijë kilometra rrugë, që i ka të ndara edhe 7 regjione dhe në 2 nënregjione. (Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)