01 Maj 2025

Të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës realizohen me sukses

Prishtinë, 7 janar - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka njoftuar se gjatë ditës se sotme janë parapare të realizohen 84 fluturime gjithsej me 43 në shkuarje dhe 41 në arritje.

Unidon Krasniqi zyrtar për informim në ANP ka thënë se deri me tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses perveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll.

"Kushtet atmosferike momentalisht janë të përshtatshme për fluturime në ANP “Adem Jashari” dhe presim që fluturimet e radhes të realizohen me sukses", ka theksuar Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)