28 Dhjetor 2024

Taksistët në Itali protestojnë kundër rregullave te reja

Romë, 22 shkurt - Qindra shoferë taksie në Itali kanë nisur protestat, duke kërkuar ndërhyrjen e ligjvënësve ndaj Uberit dhe shërbimet e tjera të këtij lloji.

Si pasojë e protestave është bllokuar shërbimi taksi në qytete të ndryshme italiane, që nga e marta.

Ky shërbim vepron vetëm në rastet e urgjencës, për personat me aftësi të kufizuar, apo për urgjenca spitalore.

Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella tha se qeverisë i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar çeshtjen.

\"Kemi nevojë për më shumë kohë në këto rrethana. Votuesit presin përgjigje, projekte dhe ide.

\"Ne duhet t\'u përgjigjemi votuesve dhe mbështetësve tanë që janë të lodhur nga debatet brenda vendit, për shkaqe shpesh të pakuptueshme\", tha kryetari i bashkisë.

Shoferët e taksive thonë se rregullat e reja u japin avantazh të padrejtë shërbimeve të tjera, të cilët mund të marrin licensë në qytete të vogla dhe ta ushtrojnë veprimtarinë në qytete të mëdha.

Shërbimi taksi në Itali funksionon me çmime fikse, ndërkohë që shërbimet e tjera si Uberi i vendosin vetë çmimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)