Taksistët kanë bllokuar për një orë hyrje - daljet në Aeroport
Prishtinë, 4 janar - Auto taksistët nga Komuna e Prishtinës dhe nga Fushë-Kosova kanë bllokuar hyrjen dhe daljen e Aeroportit Nderkombëtar të Prishtinës, pasi Komuna e Lipjanit ua ka ndaluar taksistëve të këtyre dy komunave të bartin udhëtarë në Aeroport.
Jusuva Azemi kryetar i SPEVZ ka thënë se Sindikata e Sektorit Private në bashkëpunim me shoqatën sindikale të Prishtinës dhe Fushë Kosovës sot bënë bllokimin e aeroportit për një orë në shenjë pakënaqësie me një vendim të inspektorëve të Kuvendit Komunal të Lipjanit, ku në bazë të atij vendimi u cenohet e drejta auto- taksive të Prishtinës dhe F. Kosovës të kryejnë veprimtarinë e tyre që nga themelimi i aeroportit.
Azemi ka theksuar se auto-taksitë e Prishtinës kanë vendim nga kryeministri i Kosovës që vendimi i komunës së Lipjanit është jo valid, dhe auto-taksitë e dy komunave me 06.01.2012 do të shkojnë në vendet e tyre të punës por jo sikur sot.