Taksistët francezë në protestë
Paris, 16 dhjetor - Shoferët e taksive bllokuan rrugët e Parisit në shenjë proteste ndaj shërbimit të transportit Uber, në të njëjtën ditë kur Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se Uber do të nxirret jashtë ligjit, duke filluar nga 1 janari, kur një ligj i ri të forcojë rregullat për shërbimet me shofer.
Uber, ndryshme nga shërbimet tradicionale me taksi, përdor një aplikim në celular për tu gjetur makina personave që duan të shkojnë diku.
Shoferët jo profesionistë të shërbimit Uber përdorin makinat e tyre për pasagjerët, me pagesa të leverdisshme.
Shoferët parizienë të taksive, ashtu si edhe ata të qyteteve të tjera të mëdha në botë, thonë se shërbimi Uber është një konkurrencë e padrejtë për ta.