23 Dhjetor 2024

Taksë për autostradë

Prishtinë, 16 prill - Të gjithë kosovarët që kanë automjete do të paguajnë taksë për autostradën Ibrahim Rugova, pavarsisht faktit nëse e përshkojnë atë rrugë ose jo.

Vendimi për të paguar taksë për autostradën pritet të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë punimet për ndërtimin e saj, që i bie diku nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas gazeta “Tribuna” të gjithë qytetarët e Kosovës këtë taksë do ta paguajnë në momentin kur ata e bëjnë sigurimin e veturës bashkë me taksën rrugore prej 40 eurove. Kurse, çmimi i saj veçmas piritet të jetë nga 5 deri në 7 euro.

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se kjo taksë do të hyjë në fuqi së shpejti, por thonë se ende nuk dihet se sa do të jetë shuma dhe cila do të jetë forma e pagesës.

Ndërkaq, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të ekonomisë thonë se aplikimi i një ngarkese të tillë fiskale është plaçkitje e qytetarit, është e paligjshme dhe cenim i mirëqenies së qytetarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)