24 Dhjetor 2024

Tahiri: Kodi +383 ose +384 i takon Kosovës

Prishtinë, 3 qershor - Udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, do të vazhdojë edhe për një kohë të jetë e përfshirë në bisedime.

Pas arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, Tahiri është caktuar si udhëheqëse e ekipeve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes.

Në një intervistë për “Tribunën”, ajo ka treguar për afrimin e qëndrimeve të palëve në disa pika të marrëveshjes. Ajo ka folur edhe për tendencat e palës serbe për devijim të marrëveshjes.

Tahiri ka thënë se në rrethin e fundit delegacioni i Kosovës i ka paraqitur kushtet që një serb duhet t’i plotësojë për t’u integruar në institucionet e Kosovës pasi të zhbëhen strukturat ilegale.

Sa i përket mundësisë së kandidimit të saj për kryetare të Prizrenit në emër të PDK-së, Tahiri ka thënë se nuk pranon pozita në nivelin lokal të qeverisjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)