Suedi, Posten Norden mund të largoj afër 2 000 punonjës
Stokholm, 26 shkurt - Sipas programit të ri të kursimit afërsisht 2 000 të punësuar mund ta lënë Posten në Suedi dhe në Danimarkë. Kështu bëri të ditur për TT-në drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes Posten, Lars G Nordström.
Kjo masë vie pas raportimit të humbjeve të përgjitshme të gjiganit Posten Norden në vlerë prej 696 milion kruna në çerekun e fundit të 2009.
Reduktimi i personelit punonjës pjesërisht do të ndohë përmes tëheqjes së natyrshme, pjesërisht duke reduktuar orarin e punës për shumë sish por nuk përjashtohet as mundësia e pezullimit nga puna.
Kompania postare Posten Norden u formua në qershor të vitit të kaluar në një fuzionim të ndërmarrjes suedeze Posten dhe asaj daneze Post Danmark.