29 Prill 2024

Studenti Valbon Haziri fitues i veturës“Golf 7”

Prishtinë,17 janar - Përmbyllja e lojës shpërblyese “Diaspora shpërblen” e organizuar nga VALA në bashkëpunim me Monaco Telekomin ka kulmuar të enjtën me fituesin e shpërblimit kryesor “Golf 7”, i cili ishte studenti fatlum, Valbon Haziri.
 
Këtë lojë shpërblyese siç dihet tashmë, VALA ka filluar ta organizojë që nga data 1 tetori i vitit të kaluar për të gjithë konsumatorët e saj që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobil dhe këtë mundësi ata e kanë pasur deri në fund të muajit të kaluar.
 
Prej fillimit të lojës shpërblyese \"Diaspora shpërblen\" janë ndarë 170 dhurata nga VALA, si telefona të mençur, laptopë, fotoaparatë digjital, tableta Android, telefona të thjeshtë, telefona Android, HDD, etj, ndërsa shpërblimi kryesor ishte vetura “Golf 7”.
 
Fituesit kryesor të kësaj loje janë: Valbon Haziri, “Golf 7”, Vjollca Aliu, skuter dhe Agim Rexhepi, pushim jashtë vendit.
 

PTK, përkatësisht VALA në vazhdën e përkushtimt maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj është duke ngritur standardin e saj me ofertat e llojllojshme për konsumatorët si dhe shërbimet kualitative.

VALA do të organizojë edhe lojëra të tjera dhe do të ketë risi të shumta për konsumatorët e saj gjatë këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)