21 Prill 2025

Studentët përfitojnë nga marrëveshja mes Postës dhe Universitetit

Mitrovicë, 9  korrik - Posta e Kosovës dhe Universiteti i Mitrovicës  “Isa Boletini”  kanë nënshkruar të mërkurën në Mitrovicë një marrëveshje mirëkuptimi, nga e cila më së shumti përfitojnë studentët e këtij universiteti.

Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha dhe rektori, Alush Musaj, sqaruan se kjo marrëveshje ua mundëson studentëve që të gjitha llojet e pagesave që kanë të bëjnë me Universitetin, t’i kryejnë në Postë me një provizion të ultë.

Kjo Marrëveshje e Mirëkuptimit përfshin edhe ofrimin e mundësisë që studentët e Universitetit të Mitrovicës  “Isa Boletini”  të ndjekin mësimin praktik në Postën e Kosovës. Bashkëpunimi mes dy institucioneve përfshin edhe hapjen e ekspozitave me pulla postare në hapësirat e këtij universiteti, etj.

Gjithashtu, universiteti do të shfrytëzojë edhe shërbimin postar të Postës së Kosovës.

Duke e përgëzuar dhe falënderuar rektorin Musaj për këtë marrëveshje, Kryeshefi Sejdi Hoxha u ka bërë thirrje të gjitha universiteteve publike dhe kolegjeve private në Kosovë që të ofrojnë lehtësira dhe kushte më të mira për studentë, siç është mundësia që pagesat e ndryshme që kanë të bëjnë me universitetin t’i kryejnë me tarifa, ose provizion sa më të ultë të mundshëm.

\"Këtë e ofron Posta e Kosovës. Ju tashmë e dini se për këtë veprimtari të shërbimit financiar jemi licencuar nga BQK dhe jemi shumë të kënaqur që të gjithë qytetarëve ua kemi mundësuar të paguajnë të gjitha llojet e faturave, përfshirë edhe fatura që nuk kanë fare provizion, siç janë ato për energjinë elektrike dhe ujin”, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se Posta e Kosovës është ndërmarrje publike, pronë e qytetarëve të Kosovës, prandaj do të vazhdojë të punojë në interes të tyre përmes shërbimeve të lira dhe cilësore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe zyrtarë tjerë të lartë të Postës së Kosovës, ndër të cilët edhe Faruk Hamza, Menaxher i Postës për regjionin e Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)