Stjuardesat do ta aterojnë Croatia Airlines për 4 ditë
Zagreb, 9 korrik - Pas marrëveshjeve të dëhstuara me drejtorinë e Croatia Airlines për marrëveshjen kolektive, anëtarët e Sindikatës së personelit të kabinës prej sot në mëngjes fillojnë të mbajnë grevë.
Sindikata paralajmëroi se do të mbajë grevë deri më 13 korrik, ose katër ditë, ndërsa për këtë ngjarje është lajmëruar edhe kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor, si përfaqësuese e Croatia Airlines, kompani pronë e qeverisë, transmetoi agjencia kroate e lajmeve Hina.
Gjatë negociatave me drejtorinë e aviokompanisë, sindikata hoqi dorë prej shumë kërkesave të saj.
Të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë ekonomike në vend dhe botë ata u pajtuan për zvogëlimin e rrogave prej pesë për qind, zvogëlimin e shtesës për punën e natës dhe shkurtimin e konsiderueshëm të shtesës për transport.