25 Dhjetor 2024

Stamboll, gati ura e parë e metrosë!

Stamboll, 17 janar - Turqia po planifikon të vendosë në shërbim pas testimit urën e parë për kalimin e metrosë në Haliç të Stambollit. Ndërtimi i urës ka filluar në vitin 2009 dhe është përdorur sistemi i teknologjisë së avancuar “cible-stayed”.

Ajo është e gjatë 936 metra, e lartë 13 metra dhe e gjerë 12.6 metra. Gjithashtu ajo ka dhe një pjesë ku hapet dhe mbyllet përsëri për kalimin e anijeve të larta. Mbi këtë urë është ndërtuar edhe një stacion metroje me kapacitet 8 vagonë.

 Ura është ndërtuar me një teknologji të lartë duke përdorur baza të rezistueshme ndaj tërmeteve, këmbët e të cilës janë projektuar të mbajnë ngarkesë prej 4700 tonësh. Pritet që ajo të sjellë lehtësime të mëdha për trafikun e rënduar të qytetit, Stamboll.

 Gjithashtu pritet që mbi të të kalojnë 1 milionë njerëz në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)