26 Dhjetor 2024

Stafi i sigurisë në aeroportin e Barcelonës vazhdojnë grevën

Barcelonë, 11 gusht - Stafi i sigurisë në aeroportin El Prat të Barcelonës ka refuzuar ofertën për shtesën e pagave, duke deklaruar vazhdimin e grevës së tyre.

Për shkak të grevës javën e kaluar u shkaktuan shtyrje masive të udhëtimeve në aeroportin e Barcelonës. Stafi i sigurisë refuzoi ofertën e Kompanisë për rritjen me 200 euro në muaj të pagës 12 mujore, duke kërkuar negocimin për 15 paga vjetore me 250 euro shtesë.

Njoftohet nisja e një greve me afat të pacaktuar më 14 gusht. Rritja e pagave është e vetmja kërkesë për arritjen e marrëveshjes mes palëve, pasi komiteti drejtues i grevës pranoi propozimin për përmirësimin e kushteve të punës, siç është përfshirja e punonjësit të pestë në çdo linjë sigurie në periudhën e fluksit të madh,në aeroportin e Barcelonës, që ka numrin më të madh të udhëtarëve në Spanjë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)