Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë do të rinovoj kulmin
Mitrovicë, 22 qershor - Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë, gjatës javës së kaluar është goditur nga stuhia dhe erërat e fuqishme, që kanë çuar edhe drejt dëmeve të mëdha.
Xhavit Hasani, drejtor i kësaj ndërmarrje ka thënë se, si pasoj e shiut dhe erës së fortë gjatë javës së kaluar, Stacioni i Autobusëve ka pësuar dëmtime në kulmin e tij.
“Gjatë javës së kaluar, si pasoj e erërave të forta që kapluan qytetin tonë, janë evidentuar dëmtime në pullazin e ndërmarrjes, ndërkaq menjëherë pas këtij rasti zyrtarët komunal kanë realizuar edhe vizita për të evidentuar dëmet”, ka thënë drejtori Hasani.
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e rregullta të prokurimit për sanimin e këtij dëmi dhe funksionalizimin e tij sa më të shpejtë.