23 Dhjetor 2024

Stacioni hekurudhor bëhet restorant

Prishtinë, 12 mars - Në vend të shfrytëzimit të objektit të Hekurudhave të Kosovës, (HK), banorët e Drenasit dhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje publike janë vendosur në një kontejner që nuk i plotëson as nevojat minimale të qytetarëve.

Kjo ka ndodhur, për shkak se objekti, pronë e HK-së, i është dhënë një biznesmenes nga Skenderaj, prapa së cilës thuhet se qëndron kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Shumë banorë të Drenasit i kanë thënë gazetës me kusht anonimiteti, se stacioni iu mor qytetarëve për shkak të fuqisë politike të Sami Lushtakut.

Me Lushtakun nuk është përballur askush deri më tani në lidhje me këtë pronë publike, ndërsa kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, megjithëse nuk bën me gisht drejt Lushtakut, thotë se ai është interesuar për atë object, shkruan Tribuna.

Krejt ky interesim i kryetarit të Skenderajt kishte nisur kur kryetari Demaku i kishte kërkuar HK-së që objekti t’u jepet qytetarëve.

“Mu më pati thënë Samiu, kur unë e iniciova për me liru, edhe më tha Samiu, dhe si në hajgare i thashë se nuk e paskam ditë që është i joti”, ka deklaruar Demaku, duke mos dashur të komentojë asgjë më shumë rreth kolegut të tij nga Skender. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)