SPRTK: Menxhmenti i RTK-së po manipulon me opinionin publik
Prishtinë, 19 prill - Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) ka deklaruar se Menxhmenti i RTK-së ka manipuluar me opinionin publik duke proklamuar se ka arritur të nenshkruajë Marrëveshje të re Kolektive, për gjoja, avancimin e të drejtave të të punësuarve ne RTK.
Kryetari i SPRTK-së, Fadil B.Hoxha ka thënë se për hir të informimit të drejtë të publikut, Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) sqaron se nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, e cila, ka më pak të drejta se aktualja dhe nuk jep zgjidhje për shumë çështje që kanë të bëjnë me të punësuarit në RTK.
\"Me këtë dokument marrëveshje nuk zgjidhet problemi shumëvjeçar i dhjetëra të punësuarve, të cilët padrejtësisht vazhdojnë të mos kenë kontratë të rregullt pune, edhe pse në takim me ta, ky menaxhment u kishte premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjes së tyre. Në anën tjetër, janë bërë punësime pa konkurse përfshirë familjarë të menaxhmentit dhe të politikës\", thekosn Hoxha.
Sindikata e Pavarur e RTK-së përfaqëson shumicën e të punësuarve në RTK, është nënshkruese e Marreveshjes Kolektive të vitit 2007 dhe çdo ndryshim pa pajtimin e saj është i kundërligjshëm.
SPRTK kërkon nga Menaxhmenti, që të heq dorë nga veprimet kundërligjore dhe manipulative , të dëmshme për Transmetusin Publik dhe mirëqenien e punëtorëve. Megjithë skandalet e njëpasnjëshme të këtij Menaxhmneti, ku njëri ndër ta ishte edhe tentim largimi nga puna i dy drejtuesve sindikalë, SPRTK ka ofruar gatishmëri bashkëpunimi për tema që lidhen me interesin e RTK-së.
\"Për më shumë se një vit, ky Menaxhment nuk ka rivendosur komunikimin me të zgjedhurit e shumicës së të punësuarve në RTK. Madje nuk ka qenë i gatshëm, diskutimet për Kontratën e re Kolektive ti realizojë në prani të të punësuarve\", ka theksuat me tutje Hoxha.
SPRTK do të vazhdojë të angazhohet për interesin e të punësuarve të RTK-së dhe nuk do të bejë kompromis për ketë me askënd.