SPRTK: Menaxhmenti po zhyt RTK-në në borxhe të mëdha financiare
Prishtinë, 31 mars - Sindikata e Pavarur e Radio Telefvizionit të Kosovës ka reaguar ndaj mënyres se si Menaxhmenti, për tash e sa kohë po e shpenzon buxhetin e RTK-së.
Fadil B.Hoxha, Kryetar i SPRTK-së ka thënë se lidhja e kontratave me furnitorë të jashtëm pa asnjë mbulesë financiare e ka zhytur Transmetuesin Publik në borxhe të mëdha financiare, duke e bërë çdo ditë e më të veshtirë operimin e mëtutjeshem të tij.
Gjatë vitit 2015 Menaxhmenti I RTK-së sipas SPRTK-se ka lidhur kontratë me kompaninë Promedia për shfrytëzimin e pajisjeve teknike të saj për nevoja programore te RTK-së.
Vlera e kësaj kontrate kap shifrën prej 2841 euro (bashkagjitur keni dokumentin dhe linkun) https://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=ViewNotices&ID=92171
Hoxha ka vlerësuar se përmes kesaj kontrate obligimet financiare te RTK-se jane thelluar edhe më shumë.
|Sindikata ka arritur të sigurojë përgjigjen me shkrim të Kryetarit të Bordit Ismet Bexheti, të dates 6 mars 2015 për koston e shfrytezimit të pajisjeve te jashtme teknike, drejtuar deputetëve të Komisionit Parlamentar për Media\", ka thënë Hoxha.
.RTK me procedura të rregullta të prokurimit ka përzgjedhur një produksion, i cili, kur ka nevojë, RTK i kryen shërbim. Çmimi për realizimin e një emisioni sillet diku te 500 euro.
Sindikata e Pavarur kërkon nga Kryetari i Bordit Ismet Bexheti që të deklarohet lidhur me mospërputhshmëri e deklaratës së tij dhe kontratës së nënshkruar.
Nga Komisioni Parlamentar Për Media, Sindikata kërkon hetimin e këtij rasti.