21 Prill 2025

SPRTK: Menaxhmenti i RTK-së po e shpërfill vendimin e ASHMDHP-së

Prishtinë, 19 qershor - Menaxhmenti i RTK-së po e shpërfill vendimin e Agjencisë për Mbrojten e të Dhënave Personale që urdhëron drejtuesit e RTK-së ta respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale i cili është shkelur me rastin e instalimit të kamerave në objektet e RTK.

Pas ankesave të disa punëtorëve për keqpërdorim të kamerave të sigurisë, Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) kishte ngritur këtë shqetësim gjatë një takimi me drejtuesit e Agjencisë Shtetërore për Mbrojten e të Dhënave Personale.

Ky institucion, pas konstatimit të gjendjes, më datën 29.04.2015 ka lëshuar një vendim përmes së cilit i kërkohet menaxhmetit të RTK-së ta respektojë ligjshmërinë.

Në këtë vendim theksohet se menaxhmenti nuk e ka të harmonizuar vendimin për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë, nuk i ka njoftuar punëtoret për instalimin e këtij sistemi dhe për të drejtat e tyre si dhe nuk i ka njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e sindikatës për qëllimin e instalimit të kamerave.

Sipas vendimit, RTK, brenda afatit prej 15 ditësh është dashur ta njoftojë agjencinë dhe përfaqësuesit e SPRTK-së për zbatimin e vendimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)