SPRTK: Menaxhment po e rrënon deri në shkallë të pariparueshme RTK-në
Prishtinë, 28 shtator - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka berë të ditur se Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka filluar me procedimin e konkursit për 22 punësime të reja në televizion.
Fadil B. Hoxha Kryetar i SPRTK-së ka thënë se ky menaxhment, i cili po i numëron ditët e fundit të mandatit të tij, me veprimet që po i ndëmerr, po e rrënon deri në shkallë të pariparueshme Transmetuesin Publik.
\"Ai po tregohet haptazi mospërfillës ndaj, Kuvendit të Kosovës, Auditorit Gjeneral, Bordit të Drejtorëve dhe Publikut i cili është financuesi kryesorë i RTK-së.\"
\"Me këto veprime, menaxhmenti i RTK-së, po e tregon hipokrizinë e tij, duke e paraqitur në njërën anë gjendjen financiare në RTK si të rëndë, derisa në anën tjetër cdo ditë e më shumë krijon obligime të reja financiare për të\", ka theksuar Hoxha.
SPRTK, kërkon nga Bordi i Drejtorëve të RTK-së, të deklarohet rreth këtij punësimi dhe të tregojë se:
- çfarë ka ndodhur me vendimin e këtij viti të Bordit, për ndërprerjen e punësimeve në RTK
- si do të mbulohet kostoja e këtij punësimi, kur dihet se RTK ka rreth 4.3 milion euro borxhe.