SPRTK kërkon nga Prokuroria të hetojë manipulimet financiare në RTK
\"Sipas projeksionit buxhetor të siguruar nga Sindikata, për periudhën Janar-Mars 2017, drejtuesit e RTK-së kanë marr nga Kuvendi 37.500 euro në emër të shpenzimeve për sigurime. Ndërsa punëtorët e RTK-së prej datës 1 janar 2017, kanë mbetur pa sigurim shëndetësor\", thekson SPRTK.
Sindikata e Pavarur e RTK-së, përmes një emaili të brendshëm të datës 22 Shkurt 2017, ka kërkuar sqarim nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së për këto mjete, por nuk ka marr përgjigje.
Duke qenë se kjo heshtje po vazhdon për 20 ditë, SPRTK kërkon publikisht sqarim për këtë çështje që atakon drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarve.
SPRTK konsideron se manipulimet financiare në emër të punëtorëve, ndryshimi i linjave buxhetore dhe mashtrimi me punëtorët, kanë konsekuenca penale.
SPRTK kërkon nga Prokuroria ta hetojë këtë rast që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në ditët në vijim Sindikata do të jetë e detyruar ti ftojë punëtorët në protestë pasi që nuk është hera e parë që dëmtohet interesi i tyre.