23 Dhjetor 2024

SPRTK kërkon nga Avokati i Popullit të ngre padi për zgjedhjen e drejtorit të RTK

Prishtinë, 25 prill - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me procedurat të cilat i ka ndjekur Bordi  i RTK-së në procesin e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të Transmetuesit Publik.

SPRTK përmes një letre dërguar Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari konsideron se vendimi është  marrë në kundërshtim me Ligjin e RTK-së  Nr. 04/L-046,  konkretisht nenin 3 ku thuhet se: Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Bordit sipas këtij ligji është 11 (njëmbëdhjetë), dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e drejtorit gjeneral duhet të jenë së paku 7(shtatë).

Ndërsa Bordi i drejtorëve të RTK-së me vetëm 6 (gjashtë) vota  ka bërë zgjedhjen e drejtorit gjeneral.

"SPRTK-së, kërkon nga Institucioni që Ju e udhëheqni që të ngritni padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit,të datës 24.04.2019, të Bordit të RTK-së, për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së", shkruan SPRTK në letren dërguar Avokatit të Popullit.

SPRTK kërkesën e saj e bazon  në nenin 10 pika 2 të ligjit Nr. 03/L-202 për konflikt administrativ ku thuhet se të drejtën për të nisur konfliktin administrativ e ka Avokati i Popullit, shoqatat dhe organizatat e tjera, të cilat veprojnë në mbrojtje të interesave publike.

"Përfshirja e Institucionit Tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm për Transmetuesin  Publik, roli i të cilit është i pazëvendësushëm për demokracinë  në vend, është mëse e domosdoshme", thuhet në fund të letres dërguar Avokatit të Popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)