SPRTK e shqetësuar me mosgatishmërisë së Bordit për ta rishpallur konkursin për drejtor të RTK-së
Prishtinë, 5 shkurt - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka bërë të ditur se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht miratimin e ligjit për paga, ku implikohet edhe RTK.
Sindikata thekson se e sheh si pozitive rregullimin me ligj të dyshemesë dhe tavanit të pagave në kompanitë publike pasi që ky veprim domosdo ndikon në uljen e padrejtësive sociale.
Megjithithëse, në rastin e RTK-së kjo çështje sipas SPRTK-se do të duhej të rregullohej përmes ligjit të saj pasi që RTK është institucion i Pavarur Publik dhe organizimi i brendshëm i saj është i përcaktuar me ligjin për RTK, statutin dhe rregulloret e saj.
Sindikata konsideron se një pjesë e përgjegjësisë për përfshirjen e RTK-së në këtë ligj e kanë edhe drejtuesit e RTK-së, pasi që në njërën nga alternativat e financimit kanë paraparë financimin 100% nga buxheti i shtetit, konkretisht 1.5% nga vlera e përgjithshme e tij.
Sindikata e Pavarur e RTK-së ka njoftuar se që nga dita e nesërme do ti fillojë takimet me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare në mënyrë që RTK ta ketë një ligj që i garanton asaj statusin e Transmetuesit Publik.
Draft ligji aktual i cili ka një kohë të gjatë që nuk po gjen përkrahje nga shumica e deputetëve, ka nevojë të ridefinohet në atë mënyrë që t'i forcojë mekanizmat që i garantojnë RTK-së pavarësi programore e editoriale, si dhe efikasitet në punën e saj.
"Ne gjithashtu shprehim shqetësimin tonë rreth mosgatishmërisë së Bordit për ta rishpallur konkursin për drejtor gjeneral të RTK-së", thekson SPRTK.
Kuvendi i Kosovës sipas sindikates do të duhej të kërkojë përgjigje nga Bordi pse ata refuzuan gatishmërinë e Britanikëve për ta monitoruar konkursin për drejtor gjeneral i cili në dhjetor të vitit të kaluar doli të jetë i dështuar.
"Jemi të vetëdijshmëm se këto ditë keni qenë nën presionin e lloj lloj informate tendencioze, manipuluese, se kinse vendimet e fundit të Kuvendit do të ndikojnë ne uljen e pagave", pohon me tujt ", SPRTK.
SPRTK ju bën me dije se pagat e askujt nuk do të ulen dhe është çështje e brendshme e RTK -së se si do t'i rregullojë ato.
RTK sipas sindiaktes do të vazhdojë të menaxhojë me buxhetin në mënyrë të pavarur ashtu si deri tash.
"Përkundrazi ne do të insistojmë që pagat të rriten, ashtu siç është duke ndodhur në shumicën e institucioneve publike të vendit", thotë në fund SPRTK.