04 Janar 2025

SPRTK: Drejtori i RTK-së, Mentor Shala cënon lirinë e shprehjes

Prishtinë, 11 janar - Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër kërcënimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala ndaj punëtorëve të mediumit publik.

Përmes një letre, drejtori Shala, tenton t’i frikësojë punëtorët me masa ndëshkimore, nëse ata denoncojnë publikisht parregullësitë, me të cilat përballet transmetuesi publik, por edhe nëse shfaqin opinionet e tyre, në jetën private.

Sindikata e Pavarur e RTK-së ia rikujton z.Shala se ky kërcënim është i papranueshem dhë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, gjegjësisht nenin 40 që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, nenit 42 për lirinë e medieve dhe ligjeve të tjera që derivojnë nga kjo kushtetutë.

Neni 40 [Liria e Shprehjes]

1.      Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

2.       Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Neni 42 [Liria e Medieve]

1. Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.

2. Censura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

SPRTK rikujton se mosdenoncimi i perregullësive në një institucion publik siç është RTK-ja, që paguhet nga taksat e qytetarëve, është vepër e kundërligjore e sanksionuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve.

Sindikata e Pavarur e RTK-së, fillimisht brenda institucionit, në vazhdimësi ka denoncuar shkeljet, parregullësitë, nepotizmin, keqmenaxhimin, dyshimet për korrupsion si dhe censurën në transmetuesin publik.  Këto shkelje janë bërë publike, pasi Bordi i RTK-së si organ mbikëqyrës, nuk i ka adresuar shqetësimet e ngritura nga sindikata por edhe nga punëtorët e RTK-së, hiç njërin prej anëtarëve të Bordit, i cili publikisht ka dalë më një dokument që verteton një mal shkeljesh dhe keqmenaxhimi në transmetuesin publik.

Në prill të vitit të kaluar 60 redaktorë dhe gazetarë të RTK-së, kanë denoncuar publikisht censurën në transmetuesin publik,  gjë e cila nxiti reagimin e mbarë opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar dhe u evidentua në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Kjo çoi në shkarkimin e dy kryeredaktorëve censurues.

Tendenca për t\\\'i frikësuar punëtorët që të raportojnë për të vërtetën me qëllim të krijimit të hapësirës së tyre për punë profesionale, është asgjë më shumë se një përpjekje e dështuar për mbytjen e fjalës së lirë, që nuk përkon me një shoqëri demokratike.

SPRTK inurajon drejtorin gjeneral  të RTK-së që në vend se të merret me kërcënime ndaj stafit punonjës, të kërkoj falje dhe të krijojë kushte për gazetaret, redaktorët dhe punëtorët e tjerë të RTK-së, për ta kryer punën në mënyrë profesionale pa censurë dhe pa ndërhyrje të vazhdueshme, si pasojë e të cilave RTK vazhdimisht është pjesë e diskutimeve publike.

RTK ka statusin e Mediumit Publik dhe duhet të jetë në shërbim të informimit objektiv të Publikut ashtu siç parashihet me Ligjin për RTK-në dhe ligjet tjera në fuqi të Republikës së Kosovës të cilat shkelen dhe nuk respektohen në radhë të parë nga drejtuesit e RTK-së.

Për këtë arsye Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së për tri vjet radhazi nuk i ka miratuar raportet vjetore të RTK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)