SPP mbështet procesin e ndarjes së PTK-së
Por, në njoftimin për medie, SPP thekson se nuk përkrah asnjë vendim apo veprim qe dëmton interesat dhe mirëqenien e punonjësve të PTK-së dhe tash Postës së Kosovës, si ndërmarrje e re publike, e themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
SPP rikujton ka dërguar para disa ditësh qëndrimet e saj të vendosura në MZHE, në menaxhmentet dhe bordet e PTK-së dhe PK-së, se do të kundërshtojë të gjitha vendimet dhe marrëveshjet që nuk garantojnë stabilitet financiar, pagat aktuale të punëtorëve të PK, mirëqenien e familjeve të punonjësve në përgjithësi të të dy kompanive tona.
Po ashtu thekson se përkrah qëndrimet zyrtare të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të PK dhe menaxhmentit në përpjekjet dhe argumentet profesionale të dërguara te NJPMNP në kuadër të MZHE për parimet e marrëveshjeve ndërmjet PTK dhe PK, sidomos për sa i takon tarifave të shërbimeve. Por kërkon nga MZHE që kjo qasje të aprovohet pasi që garanton stabilitet financiar dhe zhvillim të Postës së Kosovës dhe PTK-së e në veçanti garanton zhvillim të të dy korporatave tona.Në komunikatën e kësaj sindikate theksohet se
SPP nuk do të lejojë dhe do të përdorë çdo veprim dhe mekanizëm sindikal për të kundërshtuar çdo vendim të dëmshëm për punonjësit në përgjithësi të PK ë dhe PTK.