Spanjë: 77 të vdekur nga dalja e trenit prej binarëve
Madrid, 25 korrik - Zyrtarët spanjollë kanë thënë se së paku 77 persona e kanë humbur dhe mbi 130 janë lënduar kur një tren me shpejtësi të lartë ka dal nga binarët në pjesën veri-perëndimore të vendit.
Numri i viktimave është bërë publik mbrëmjen e së mërkurës nga shefi i qeverisë rajonale të zonës ku ka ndodhur aksidenti.
Alberto Nunez Feijoo e ka përshkruar skenën e përlasjes së trenit si Dante-ske.
Televizioni publik spanjoll ka transmetuar pamje të së paku katër veturave udhëtarësh të kthyera në një anë dhe një veturë tjetër e shkatërruar, me tymin që dilte në ajër.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit të Santiago de Compostola, rreth 95 kilometra në jug të El Ferrol.
Autoritetet thonë se ata mendojnë që dalja e trenit nga binarët ka qenë më shumë aksident se sa rezultat i i një sulmi terrorist.