Spanja ul shpejtësinë maksimale të automjeteve nëpër autostrada
Madrid, 9 mars - Vende të ndryshme të botës janë vënë në kërkim të zgjidhjeve alternative përballë rritjes së çmimeve të naftës.
Qeveria spanjolle ka ulur nga 120 km/orë në 110 km/orë shpejtësinë maksimale të automjeteve nëpër autostrada.
Shkelësit e këtij rregulli do të gjobiten me nga 100 euro.
Trazirat politike në Libi, vend ky që plotëson 2% të prodhimit botëror të naftës, vazhdojnë të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve të naftës, duke bërë që ato të arrijnë nivelin më të lartë të 2 viteve të fundit.
Ndërkohë që çdo vend, sipas nevojës së vet, është vënë në kërkim të zgjidhjeve alternative përballë rritjes së çmimeve të naftës, qeveria e Madridit, për të mundësuar kursimin e hidrokarbureve, ka ulur nga 120 km/orë në 110 km/orë shpejtësinë maksimale të automjeteve nëpër autostrada.
Shkelësit e këtij rregulli do të gjobiten me nga 100 euro.
Krahas kufizimit të shpejtësisë, qeveria spanjolle do të zbatojë edhe masa kursimi si mbështetja e përdorimit të gomave që mundësojnë kursimin e benzinës, ulja e çmimeve të transportit publik dhe informimi i opinionit publik mbi teknikat e drejtimit të frytshëm të automjeteve.
Në Spanjë, vend që është ndikuar thellë nga kriza ekonomike duke arritur një nivel të lartë papunësie mbi 20%, varësia nga jashtë në energji është 75%, një shifër kjo shumë më e lartë se sa mesatarja e Bashkimit Evropian.