Sot vendoset për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 30 dhjetor - Komisioni Qeveritar për privatizim, në takimin e sotëm, pritet të dal me një qëndrim se si do të procedohet më tutje me privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së, pas dështimit të miratimit në Kuvend të raportit për privatizim.
Ndërsa, Organizata Kosnumatori, ka bërë publike kërkesën dhe formën e privatizimit të PTK-së, ku kërkohet nga institucionet shtetrore që t ia mundësojnë qytetarit blerjen aksioneve të PTK-së.
Sipas kësaj organizate, me privatizimin e PTK-së nga vetë qytetari do të bashkoheshin një dyzinë benefitesh dhe mbylljen e qarkullimit të gjithë masës finansiare brenda tregut financiar të Kosovës.
Ata kanë propozuar që shteti, nëse e sheh me interes, sipas kushteve të parapara meLigjin për partneritet Publiko-Privat, të merr pjesë në privatizim në partneritet me konsumatorin-taksapagues.
Sindikatat, disa parti politike dhe ekspertë kundërshtojnë dhe pretendojnë se PTK-ja vlen më shumë.
Ata poashtu akuzojnë se grupe të caktuara interesi e individë kanë punuar gjatë në uljen e qëllimshme të vlerës së PTK-së.
Aryetimi kryesor i politikës për nevojën për privatizim është pikërisht keqmenaxhimi i kësaj korporate që, mendojmë se, ishte i nxitur nga vetë politika.
Komiteti Qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës kohë më parë, për ofertues më të mirë shpalli ate të kompanisë gjermane "AXOS- capital, në konsorcium me Najafi Companies LLC" të SHBA.
Ky konsorcium josolvent ka ofruar 277 milionë euro për PTK-në me kusht që në llogarinë e saj të jenë 34 MLN . Kjo do të thot se çmimi real i ofruar është 243 .