25 Dhjetor 2024

Sot përurohet përfundimi i projektit të Autostradës së Kombit

Prishtinë, 26 nëntor - Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të organizohet ceremonia e përurimit të përfundimit të projektit madhor për vendin tonë – Autostradës së Kombit.

Ceremonia do të mbahet në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Autostrada e Kosovës “Ibrahim Rugova”, për qarkullim do të hapet më 27 nëntor nga ora 07:00.

Ndërtimi i kësaj vepre nisi në Prill, 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel – Enka GP dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të  infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdares kufiri Verior me Serbinë.

Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway):

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë,

Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë.

Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës).

Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen:

Sinjalizimi dinamik (Display), Sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.

Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancionit është 6 vite.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)