Sot përurohen 38 km e para të autostradës Vërmicë-Merdar
Prishtinë, 12 nëntor - Ministria e Infrastrukturës,ka bërë parapërgatitjet rreth përurimit të 38 kilometrave te para Autostradës Vërmicë - Merdar që pritën të lëshohen sot për qarkullim.
Me këtë rast, ministri Mujota tha se jemi vetëm para fillimit të shfrytëzimit zyrtar të Autostradës Vërmicë-Merdar, me 38 kilometrata e para. Sot do të jetë një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës, është një e arritur shumë e madhe në historinë e ndërtimit të Kosovës tha ministri Mujota.
Është një rast i mirë për të falenderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos në ato pjesë ku tashmë ka përfunduar ndërtimit i këtyre segmenteve, për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm u shpreh ministry Mujota.
Ndërsa, sa i përket ndërtimit të kësaj pjesë të Autostradës Vërmicë-merdar, ministri Mujota konfirmoi që autoriteti mbikqyrës i autostradës, ka çertifikuar të gjitha punimet që dëshmon se punimet janë kryer sipas standardeve, të ndërtimit Evropian.
Edhe Kryeministri Sali Berisha së bashku me ministrin e transporteve Sokol Olldashi do të jenë në ceremoninë e inagurimit të autostradës.
Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës ka kushtuar 330 milionë euro.
Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.
Autostrada Vërmicë-Merdar është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE.
Punimet kanë nisur më 25 prill të vitit të kaluar dhe kjo autostradë do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës.
Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.
Autostrada është vazhdimësi e autostradës Durrës- Morinë, apo Rruga e Kombit, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdaren me portin e Durrësit.