Sot nisin punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit
rishtinë, 3 korrik - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizohet ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit Rruga 6.
Ceremonia organizohet në fshatin Uglar afër Fushë Kosovës, afër nyjës lidhëse të Autostradës së Kombit me fillimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, duke filluar nga ora 11:00.
Ministria e Infrastrukturës bën të ditur sot se Projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorëay Standards) dhe ka një çmim Fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro.
Ndryshe Ministria e Infrastrukturës dhe Kosorciumi fituesBechtel&Enka, të marten kanë nënshkruar kontratën për Autostradën Prishtinë - Hani i Elezit.