04 Janar 2025

Sot nisin punimet në zgjerimin e rrugës Pejë - Prishtinë

Pejë, 16 korrik - Ministri i Infrstrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri.

Me rastin e kësj vizite, ministri Zharku do të inaugurojë fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N9, drejtimi Pejë-Prishtinë, që do të kryhet në tri lote.

Lloti i parë do të jetë zgjerimi i rrugës në qytetin e Pejës (Pejë - Prishtinë), me gjatësi prej 1.99 km, vlera e kontratës e së cilës ësht 2,014,613.02 euro.

Lloti i dytë është zgjerimi i rrugës nacionale N9, segmenti: Klinë - Pejë, me gjatësi 4.30 km dhe me vlerë të kontratës prej 5,037,411.07 €, si dhe

Dhe Lloti i tretë është zgjerimi i rrugës nacionale N9, segmenti: Klinë - Pejë, me gjatësi prej 2.40 km, vlera e kontratës për të cilin kap shumën prej 2,861,172.01 euro.

Gjatësia totale e rrugës, në të cilën do të kryhen punimet, është 8.69 km, ndërsa shuma totale e kontratave është 9,913,196.10 euro.


Procedurat e prokurimit për këto projekte i ka kryer Ministria e Infrastrukturës, që është edhe investitore e realizimit të tyre.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)