Sot nis asfaltimi i rrugës “Nedakovc - Smrekovnicë - Vushtrri”
Prishtinë, 7 maj - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka njoftuar se për shkak të zhvillimi të punimeve nga sot deri te shtunën do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor “Nedakovc - Smrekovnicë - Vushtrri”.
"Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për shkak të zhvillimi të punimeve, nga sot më 7 maj deri më 9 maj ditë e shtunë do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor “Nedakovc-Smrekovnicë - Vushtrri” Lot 3, në rrugës Nacionale N2, Prishtinë - Mitrovicë", bën të ditur MIA.
Ministria ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrugët tjera të mundshme!â