Sot mbyllet përkohësisht pjesa e Autostradës - kyçja Doganaj - Hani i Elezit
![Sot mbyllet përkohësisht pjesa e Autostradës - kyçja Doganaj - Hani i Elezit](http://ekonomia.info/repository/images/main/autostrada_prishtine_shkup.jpg)
Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka njoftuar se sot do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyçja Doganaj - Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj - Hani i Elezit.
Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 "Arbën Xhaferi". Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.
Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.
Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.