Sot mbyllet për qarkullim rruga Prizren - Prevallë
Prishtinë, 2 korrik - Ministria e Infrastrukturës ka njoftur qytetarët e Republikës së Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren - Prevallë, nga fshati Gornje Sello deri në Prevallë, do të jetë sot e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve.
Mbyllja e këtij aksi rrugor sips ministrisë po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.
Ministria ka lutur të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.
Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë.