Sot mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare e sigurimeve
Prishtinë, 7 shtator - Sot në Prishtinë do të mbahet konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Sigurimeve e cila organizohet nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Në këtë konferencë do të diskutohet për trendin e zhvillimeve në industrinë e sigurimeve dhe gjetjen e alternativave më efikase për anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit në Këshillin e Byrove.
Konferenca është paraparë të organizohet në dy sesione.
Në sesionin e parë do të mbahen fjalime nga përfaqësues të Këshillit të Byrove dhe njohës të rëndësishëm të tregut së sigurimeve.
Ndërkaq në sesionin e dytë do të zhvillohet një diskutim nga paneli i përbërë nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe duke ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbim të pikëpamjeve dhe eksperiencave.