Sot intervistohen 60 kandidatë për anëtarë të Bordit të RTK-së
Prishtinë, 20 korrik - Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës, sot do të bëjë intervistimin e kandidatëve për plotësimin e 5 vendeve të lira në Bordin e RTK-së.
Në konkursin për anëtarë të Bordit të RTK-së kanë konkurruar rreth 60 kandidatë.
Sipas ligjit per RTK-ne komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë në Bord ndersa më pas Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë.