Sot hapen ofertat financiare për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 12 prill - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) sot organizon hapjen e ofertave financiare për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.
Në garë për privatizimin e shumicës së aksioneve të PTK-së janë dy kompani. Kompania gjermane AXOS- capital, në konsorcium me Najafi Companies LLC, dhe me partnerët e saj British Telecom dhe Telecom Italia, si dhe kompania libaneze M1 International pjesë e M1 Group.
Dy kompanitë, sot rreth mesditës, përfundimisht japin ofertat e tyre financiare që kuptohet edhe si shitja e kompanisë më profitabile në vend PTKsë. .
Pas hapjes së ofertave, propozimet dhe shumat e ofruara shkojnë në mbledhje të Qeverisë për miratim. Qeveria brenda mbledhjes duhet të vendos pro apo kundër fituesit.