Sot fillon ndërtimi i rrugës Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi
Prishtinë, 30 gusht - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do ta bëjë inaugurimin e fillimit të ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi.
Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës me një gjatësi prej 5 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 439,916.54 euro.
Inaugurimi i kësaj rruge bëhet në fshatin Smallushë në orën 11:00.