Sot fillon dhënia e targave të reja të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 6 dhjetor - Pas shumë zvarritjesh dhe shtyrjesh, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se sot bëhet ceremonia solemne e dhënies së targave të reja të Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e dhënies së targave të reja, do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ceremonia e dhënies së targave do të bëhet në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë, që gjendet në hapësirat mbrapa Pallatit të Shtypit në Prishtinë.
Odiseja për furnizimin e targave ekzistuese KS pas një periudhe relativisht të gjatë duket të këtë marrë fund.
Sipas kontrates furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve, sasia e përafërt vjetore do të jenë 204.400 pale targa të llojeve të ndryshme dhe 47.890 cope targa të llojeve të ndryshme.