Sot fillon asfaltimi i rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë


Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë sot inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit.
Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Realizimi i këtij projekti në vlerë 688,381.23 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.